07-03-2025

Ky është personi që u plagos me kallash në Prizren

Fjalosja mes dy të rinjve në rrugën “Durrësi” në Prizren, mbrëmë pas mesnate, eskaloi në të shtëna me armë dhe për pasojë njëri prej tyre mbeti i plagosur. Dy të dyshuarit njihen si problematikë në rajonin e Prizrenit, ndërsa tashmë Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e incidentit në plotni, raporton Gazeta Sinjali.

Një person i dyshuar Z.T., 31-vjeçar, tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërsa viktima që u qëllua me armë zjarri ndodhet në spital.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u gjuajt me kallashnikov është Yll Gashi, 26-vjeçar.

Gashi është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në rast.

Në cilësinë e provave materiale, përveç armës janë sekuestruar edhe karikatorë, fishekë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar hetimi për veprat “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Asnjë koment

Comments are closed.