09-03-2025

Ky është polici nga Prizreni që u godit me veturë dhe u sulmua

Në Prizren një person u arrestua pasi dyshohet se goditi me automjet një polic dhe të njëjtin më pas e sulmoi.

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Sahit Suka, i cili përfundoi në ndalim policor.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se zyrtari i cili është viktimë e këtij rasti është Shaban Hajdari, polic në NjRSh në Prizren, emri i të cilit ka dalë në publik edhe më herët.

Zyrtari policor Hajdari edhe vitin e kaluar ka qenë i përfshirë në një rast, ku e denoncoi një qytetar për kanosje. Njohja që kishte me të dyshuarin ishte bërë ‘sebep’ i rastit.

Ndryshe, Hajdari ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “Kanosje”, rast ky që kishte ndodhur brenda një familje, ku dyshohet se kishte qenë i përfshirë dhe kishte kryer këtë vepër.

FOTO: Shaban Hajdari, zyrtari policor

Çka dihet për rastin e fundit?

I dyshuari Suka fillimisht e goditi policin me automjetin e tij e më pas e sulmoi fizikisht duke e goditur me grusht, më 6 shkurt.

Rasti ndodhi në rrugën “Ekrem Rexha”, ku polici ishte në lëvizje me motoçikletën e tij, kur i dyshuari e goditi.

Si pasojë e lëndimeve, zyrtari policor mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.