Ky është polici që dha dorëheqje nga Policia e Kosovës, shërbeu në veri
Polici nga Gjakova, Fatlind Sylaj, ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës pas një karriere të gjatë dhe sfiduese, përfshirë shërbimin në pjesën veriore të vendit.
Përmes një postimi emocional, Syla ka ndarë lajmin e largimit duke falënderuar kolegët dhe eprorët për bashkëpunimin ndër vite. Ai e cilëson shërbimin në uniformë si një privilegj dhe nder.
“Pas një periudhe të rëndësishme dhe me shumë përvojë në Policinë e Kosovës, kam marrë vendimin që të dorëhiqem vullnetarisht nga kjo detyrë”, shkruan ai në mesazhin e tij lamtumirës.
Largimi i tij vjen në një kohë kur shërbimi policor në Veri mbetet një nga sfidat më të ndjeshme për institucionet e sigurisë në vend.
Postimi:
Pas një periudhe të rëndësishme dhe me shumë përvojë në Policinë e Kosovës, kam marrë vendimin që të dorëhiqem vullnetarisht nga kjo detyrë.

Shërbimi ndaj vendit është një privilegj i madh, dhe mbetem gjithmonë krenar për çdo detyrë që kam kryer me nder dhe përkushtim.
Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe çdo përvojë që më ka bërë më të fortë.
Rrugët tona ndoshta ndahen profesionalisht, por respekti dhe kujtimet mbeten përherë.
Me mirënjohje, Fatlind Sylaj