Ky është polici që dyshohet se kreu vrasjen në kazinon në Suharekë
Policia përmes një njoftimi bëri të ditur se në bazë të provave materiale, viktima nga Mushtishti u vra nga një zyrtar policor.
“Në bazë të provave materiale, viktima është J. A. nga fshati Mushtisht. Kemi ardhë në përfundim se i dyshuari i vetëm është një zyrtar policor, rreshter në veri të Prizrenit me iniciale S.SH. Policia ka bërë kontrollin në shtëpinë e tij dhe më pas është arrestuar”, tha Policia.
Media mëson se Shefki Spahiu, rreshter policor është personi i dyshuar për vrasjen e Jetmir Alija.
Burimet e reporteri tregojnë se polici në fjalë ka qenë i suspenduar edhe më parë nga policia për shkak të disa dyshimeve tjera për përfshirje në vepra penale.
Kujtojmë se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./b.sot