27-01-2025

Ky është polici që mbeti i plagosur në poligonin “Target”

Një incident me armë që ka ndodh në poligonin e gjujatjes “Target”, në fshatin Pasjak të Novobërdës. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një polic i Kosovës.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, i plagosur ka mbetur polici Erblin Shabani, i lindur më 2003.

Shabani i përket gjeneratës së fundit të policëve të cilët diplomuan më 24 janar, do të thotë para dy ditësh, në Prishtinë.

Ky i fundit, siç zbulon Gazeta Sinjali nga burimet e saja, është dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK – për mjekim të mëtutjeshëm.

Merret vesh, se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Gjilanit, e cila njoftoi se rasti ka ndodh rreth orës 19:12 minuta, ndërsa më vonë ka njoftuar se është arrestuar edhe instruktori i poligonit “Target”.

“Policia e Kosovës, njësia e Hetimeve Rajonale pas hetimeve në vazhdim lidhur me rastin Plagosje, me vendim të prokurorit të shtetit është arrestuar një instruktor i cili punon në këtë poligon”, thuhet në njoftimin e fundit të Policisë.

Si ndodhi rasti?

Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhur kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht.

I dyshuari, që është i mitur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.