Ky është pronari i furrës që dyshohet se vrau punëtoren e më pas vetën
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.
Sipas informacioneve që posedon Gazeta Insajderi, dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek nënkalimi që është afër furrës.
Gjithnjë sipas burimeve të Gazetës, dy viktimat nuk kanë lidhje familjare mes vete.
Ndërsa motivet e kësaj ngjarje tragjike ende nuk dihen.