Ky është pronari i qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë, ndalohet për 48 orë
Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi sot në shkollën e fshatit Shirok në Suharekë, ku një polic vrau qenin që u fut brenda objektit dhe sulmoi katër nxënës. Pronari i qenit u arrestua dhe përfundoi në mbajtje, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari që u arrestua dyshohet se ka lënë pa përkujdesje qenin, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u prangos për këtë rast është Hasan Gjesha, rreth 39-vjeçar.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.
Dy nga katër nxënësit që u lënduan kanë marrë plagë më serioze dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia kanë thënë se intervenimi i shpejtë i patrullës policore mënjanoi rrezikun e mëtutjeshëm.
Momenti kur Policia e vret qenin:
Momenti kur polici e vret qenin e rrezikshëm që sulmoi nxënësit në Shirokë të Suharekës