Ky është rreshteri policor që u suspendua nga IPK
Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës së sotme ka rekomanduar masën e suspendimit për një zyrtar policor në Mitrovicë.
Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se rreshteri i suspenduar nga IPK është Sead Azemi i cili dyshohet se ia mori orën një personi, të cilën më pas ia ktheu dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja për suspendimin e tij.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e rastit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.