Ky është serbi që u arrestua pas organizimit të sulmeve në veri
N. Vllaskovic, është serbi i radhës që Policia e Kosovës e ka vënë në pranga nën dyshimin se ka qenë një prej organizatorëve të sulmeve të dhunshme ndaj gazetarëve në veri të vendit, raporton Indeksonline.
“Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste” ka thënë Sveçla.
Nëa nën tjetër, Policia e Kosovës deklaron se Vllaskovic u arrestua sot në orët e pasdites në Leposaviq dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore.
“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” bën të ditur Policia.