Ky është shoferi që dyshohet për aksidentin fatal në Prizren
Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e 18 marsit 2026 në Prizren, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesli Klark”, afër qendrës tregtare “Viva Fresh”, ku dyshohet se shoferi Denis Duraj nuk e ka përshtatur shpejtësinë dhe nuk i ka dhënë përparësi këmbësorit Ilaz Osmanja, i cili po kalonte rrugën në vendkalimin e shënuar, shkruan Sinjali.
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Prizren, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
I dyshuari është ndaluar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata
