Ky është shoferi që shkaktoi aksidentin në Malishevë ku vdiq infermierja shtatzënë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Astrazub të Malishevës, ku një grua pësoi lëndime të rënda dhe për pasojë vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Sinjali.
Viktima, e cila ishte infermiere, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën pas disa orësh në spital.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se shoferi që aksidentoi viktimën është Albin Kastrati rreth 21 vjeç dhe se është arrestuar e që tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sinjali gjithashtu sot gjatë ditës ka mësuar se infermierja shtatzënë që vdiq tragjikisht është Mergime Elshani, rreth 31-vjeçare.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, i cili tha se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete dhe këmbësorja, tashmë e ndjerë.
Bazuar në informacionet e para, shoferi i dyshuar duke mos respektuar rregullat në trafik, fillimisht është kyçur në rrugë në mënyrë të pasigurt dhe godet një veturë, një shtyllë elektrike dhe në fund viktimën.