Ky është shqiptari i suksesshëm me uniformë amerikane të NATO-s, në SHBA
Shqiptari nga LLojani i Kumanoves me uniformë ushatarake amerikane priti sekretaren e SHBA-së Medlin Ollbrajt ne një pikë rrezistence gjatë luftës së Kosovës.
Ajaz Emini është nga fshati Llojan i Kumanovës si shumë shiptarë nuk e zgjodhi mërgimin, por ia imponoi regjimi jugosllav dhe ai si student i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ishte i detyruar të largohej nga vendlindja më 1979 për të gjetur një strehim të sigurt dhe me perspektivë. Ai kishte zgjedhur SHBA-në shkaku i përndjekjes nga pushteti serb.
Thuhet se ai, dhjetë vjet e ka mbajtur “top-secret” për shkak marrëveshjes me forcat amerikane dhe ishte në lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me forcat e NATO-s të cilat çliruan Kosovën.
Në vitin 1998 vendos t’i bashkohej formacionit ushtarak shqiptaro-amerikan “Atlantiku, që t’i bashkohej UÇK-së. Dhe në të njëjtën kohë ai merr ofertë nga ushtria amerikane dhe e pranon, pasi vlerëson se aty mund të jepte kontribut më të madh.
“UÇK-ja nëpëmejt tij informonte gjeneralin shqiptar Kudusi Lame për pozitat e forcave serbe në Kosovë, duke ia dërguar koordinatat për vendndodhjen e tyre. Më pas unë i përktheja ato të dhëna dhe i dërgoja në selinë e NATO-s në Bruksel. Prej Brukseli urdhri shkonte në Aviano prej ku niseshin aeroplanët e NATO-s dhe bombardonin forcat serbe”, është shprehur Emini.