Ky është skenari sipas të cilit VV-ja mund t’i fitojë tri mandate dhe t’i humbasë dy pas numërimit të votave të diasporës
Një ditë më parë ka nisur numërimi i votave të mërgimtarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.
Nga numërimet e deritashme VV-ja po udhëheq bindshëm me rreth 80%.
Por, ky trend mund të ndryshojë kur të numërohen votat me postë që janë rreth 70 mijë.
Ndërsa, në përfaqësitë diplomatike janë rreth 15 mijë.
Nëse VV-ja, sipas tij, fiton 80% të votave atëherë do t’i shtohen tri mandate.
Ndërsa, nëse fiton 40% mund t’i humbasë dy. Kësisoj VV-ja do të përfundonte më 45 mandate.
