Ky është top 5-shi më i votuar nga Vetëvendosje nga numërimi i deritashëm
Në KQZ janë procesuar mbi 10% e votave të numëruara të kandidatëve për deputet.
Bazuar në këto të dhëna, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti deri me tani ka marrë 35,364 Vota. Pas tij me rreth 8 mijë vota me pak renditet, Glauk Konjufca, i cili deri me tani ka marrë 27,619 Vota.

Në vend të tretë për nga numri i votave është Hekuran Murati, i cili deri me tani ka marrë 14,531 Vota

Me rreth 300 vota me pak në vend të katër renditet, Albulena Haxhiu, e cila ka 14,214 Vota.

Top 5-shen me të votuar deri me tani të Vetëvendosjes e përmbyllë Donika Gërvalla, e cila deri me tani ka marrë 12,503 Vota. /IndeksOnline/

