Një person u gjet, sot pa shenja jete në lagjen “Arbana” të Prizrenit.
Sot, më 02.04.2026, rreth orës 07:25, në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinj, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas të dhënave fillestare, viktima jetonte vetëm me nënën e tij.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa më pas kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve”, deklaroi ai.
Viktima është identifikuar si 53-vjeçari Enver Suka.

Lexo edhe:
Prizren: Gjendet i vdekur një person


