Ky është viktima që vdiq sot në aksidentin në Nagavc, u godit nga vetura teksa punonte
Një aksident i rëndë ndodhi sot në fshatin Nagavc të komunës së Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona, njëri prej të cilëve sipas raportimit të banorëve lokal ndërroi jetë.
Referuar informatave, viktima Imer Hoti, rreth 56-vjeçar, nga Ratkoci, ka humbur jetën sot tragjikisht .
Ai ishte punëtor i kompanisë “Eko Drinia”, ndërsa në momentin kritik ishte duke kryer detyrën e tij të punës, duke mirëmbajtur hapësirat e gjelbra, përkatësisht anësoret e rrugës, derisa u godit nga vetura.

Personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. / Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
