04-08-2025

Ky është zyrtari i lartë policor i arrestuar, dyshohet për detyrim dhe shmangie nga tatimi

Ky është zyrtari i lartë policor i arrestuar, dyshohet për detyrim dhe shmangie nga tatimi

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar sot një aksion të koordinuar që ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se ai është: Kolonel Nexhmi Krasniqi.

Sipas IPK-së, ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të cilat janë të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Aktualisht, hetuesit janë duke vazhduar veprimet hetimore në terren për të siguruar prova shtesë dhe për të zbardhur tërësisht rastin.

Si pjesë e procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor.

Inspektorati Policor i Kosovës rithekson përkushtimin e institucioneve të zbatimit të ligjit për bashkëpunim ndërinstitucional dhe luftën kundër çdo forme të krimit, përfshirë atë të kryer nga zyrtarë publik.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.