Ky futbollist pritet të largohet nga Ballkani, destinacioni në Turqi
Kohët e fundit disa futbollistë të Ballkanit janë transferuar drejt klubeve evropiane.
Rrugën e Krasniqit, Rrahmanit e Korenicës mund ta ndjekt edhe futbollisti Armend Thaqi, shkruan IndeksOnline.
Ai pritet që gjatë muajit janar të transferohet në Turqi, te skuadra e Sivassporit.
Mbrojtësi i djathtë ka pasur ofertë nga klubi turk edhe gjatë afatit kalimtar veror dhe kontratë me Ballkanin deri në fund të këtij sezoni.