24-11-2024

Lajçak konfirmon propozimin franko-gjerman: Nuk e ndihmoj procesin nëse jap detaje

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se ka folur për propozimin franko-gjerman me kryeministrin Albin Kurti, në takimin që patën këtë të shtune në Kryeministri.

Ai tha se nëse jep informata më të hollësishme për diskutimet mbi këtë temë do ta dëmtonin procesin e bisedimeve, raporton Gazeta Express.

“Sigurisht që e kemi diskutuar”, tha Lajçak kur u pyet nga gazetarët për këtë propozim. “Kjo edhe është arsyeja pse jam këtu në baza javore. Por, shpresoj që ta kuptoni se nuk do të ndihmojë procesin nëse jap detaje, janë çështje të ndjeshme. Ne kishim diskutime shumë serioze, të mira dhe konstruktive. Këto janë çështje të ndjeshme dhe unë jam në kontakt të përjavshëm me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”, përfundoi ai.

Gjithashtu, ai nuk dha edhe shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi.

“Takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”.

Asnjë koment

Comments are closed.