Lajm i keq për Çekinë, sulmuesi humbet ndeshjen ndaj Turqisë
Patrik Schick do të humbasë ndeshjen e fundit dhe vendimtare të grupit F në Euro 2024, atë kundër Turqisë.
Sulmuesi i Bayer Leverkusen iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, pas dëmtimit në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, por përgjigjet e analizave kanë treguar se sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të luajë këtë të mërkurë.
Çekia do të luajë kundër Turqisë në një ndeshje direkte sa i përket kualifikimit./GS