Lajm i keq për Pele, kanceri i është përhapur në trup legjendës së futbollit
Një lajm i keq për Pele vjen nga Brazili. Sipas ESPN, në fakt, kanceri që goditi legjendën e futbollit është përhapur dhe “O Rei” i është dashur t’i nënshtrohet seancave të reja të kimioterapisë.
Ai është shtruar në spital për 48 orë, në Sao Paulo, përpara se të kthehej në shtëpi të enjten. Enturazhi i tij ruan konfidencialitetin maksimal, duke specifikuar vetëm se “mbreti” i futbollit aktualisht është “në gjendje klinikisht të qëndrueshme”.
Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas mediave braziliane, analizat e fundit, të cilave iu është nënshtruar, kanë treguar praninë e metastazave në mëlçi, zorrë dhe mushkëri.
Pelé ka muaj që i është nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë, i identifikuar dhe hequr në shtator 2021./NOA