LAJM I MIRË: Bie çmimi i naftës në tregjet botërore
Çmimi i naftës në tregjet botërore ka pësuar një rënie të ndjeshme sot gjatë ditës. Por kjo ende nuk është vërejtur në pompat e derivateve në tregun kosovarë, ku çmimi për një litër naftë është 1.70 euro.
Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) është gati të sjellë më shumë naftë në tregun global me qëllim të plotësojë hendekun e mungesës.
Këtë e bëri të ditur drejtori i agjencisë, Fatih Birol, duke shtuar se IEA do të paraqesë gjithashtu një plan veprimi për të ulur ritmin e rritjes së çmimit të naftës.
Birol gjatë konferencë energjetike në Paris tha se javën e kaluar agjencia vendosi të lëshojë stoqet e naftës.
“Kjo ishte përgjigja e parë, por nëse do të ketë nevojë mund të sjellim më shumë naftë në tregje”, shtoi ai.
“Javën e ardhshme, siç bëmë për gazin, ne po paraqesim një plan veprimi me dhjetë pika se si të reduktojmë shpejt koston e naftës “veçanërisht në sektorin e transportit”, u shpreh ai./IndeksOnline/