20-07-2025

Lajm i mirë: Gjendet vajza 15-vjeçare që ishte zhdukur nga Prizreni

Vajza e mitur L.H., e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familja e saj në Prizren më 17 korrik, është gjetur sot në Prishtinë.

Siç njofton Gazeta Sinjali nga burime të sigurta të afërta me familjen konfirmojnë se 15-vjeçarja është hasur në zonën e Newborn-it rreth orës 10:00 nga policia. E mitura është shoqëruar menjëherë në stacion dhe është kontrolluar nga emergjenca për gjendjen e saj shëndetësore.

Pas intervistimit vajza është dërguar për në Prizren nga hetuesit rajonalë për veprime të mëtejme hetimore.

Asnjë koment

Comments are closed.