27-11-2024

Lajm i mirë për mërgimtarët, rriten shtesat për fëmijë në Gjermani

Nga 1 janari i vitit 2023, në Gjermani do të jepen ndihma të rëndësishme për të gjithë qytetarët, e në veçanti për familjet me të ardhura më të vogla. Prej muajit janar do të rriten shtesat për fëmijë në 250 euro.

Familjet me të ardhura më të vogla do të kenë të drejtë të marrin një ndihmë të posaçme që quhet „Soforzuschlag“, por kanë të drejtë të marrin edhe „Kinderzuschlag“, pra një ndihmë tjetër e cila aktualisht është 229 euro, por edhe ajo do të rritet.

Formularët për të bërë këto kërkesa mund ti gjeni në Agjencinë për punë dhe ato duhet të paraqiten në Entin për Familje, pra Familienkasse. Më 1 janar futet në fuqi edhe Ligji për ndihmat sociale, të cilat më nuk do të quhen Hartz IV por Buergergeld, pra një lloj fondi për ndihmën e qytetarëve.

Ndihmat sociale në të ardhmen do të jenë 502 Euro, ndërsa shteti për këta persona paguan edhe ngrohjen dhe vendbanimin. Në janar do të shtohen edhe ndihmat për pagesat e banesave, pra Wohngeld, për ata që marrin ndihma nga shteti. Në janar do të jepen edhe ndihmat prej 200 euro për studentët.

Asnjë koment

Comments are closed.