23-11-2024

Lajm i mirë për personelin shëndetësor: Dërgohen listat në MSH për pagën shtesë prej 300 euro

Listat e personelit shëndetësor, të cilët do të marrin pagën shtesë prej 300 euro për muajin korrik dhe gusht, për ekspozim të drejtpërdrejt rrezikut të infektimit gjatë punës me pacientë të prekur me Covid-19, tanimë kanë përfunduar dhe janë dërguar në Ministri të Shëndetësisë, raporton IndeksOnline nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar.

“Listat janë dërguar në Ministri të Shëndetësisë, ata i dorëzojnë në Ministri të Financave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Sindikata e Infermierëve të Kosovës i ka vendosur ultimatum Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së dhe Ministrisë së Financave që t’i ekzekutojnë paratë deri të martën në ora 16:00./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.