Lajm i mirë: Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarsimit në Këshillin e Evropës.
Kurti në Facebook ka shkruar se Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropë.
Kësisoj, sipas Kurtit është përmbyllur faza e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.
Postimi i Kurtit:
Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.
Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë.
Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer.