30-01-2026

Lajm i mirë: Sot pritet ekzekutimi i pagesave për këto kategori

Referuar Ligjit për Paga, paga ekzekutohet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit.

Duke qenë se dita e fundit e muajit 31 janar konsiston të jetë ditë pushimi, pagat për sektorin publik pritet të ekzekutohen, sot me datë 30 janar.

Kjo është e mirëseardhur për të punësuarit në sektorin publik, kur dihet se janari konsiderohet si muaj i shpenzimeve për shkak të Vitit të Ri dhe sezonit dimëror. Ndërkaq, nuk dihet nëse sot do të ekzekutohet edhe paga e 13-të, e premtuar nga kryeministri në detyrë./ Gazeta e Prizrenit 

Asnjë koment

Comments are closed.