Lajm shumë i trishtë, ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e kryetarit të Nëndegës së LDK-së në fshatin Vlashnje, Dardan Hoxhaj
Dega e LDK-së në Prizren i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxhaj nga fshati Vlashnje me rastin e vdekjes të Dardan Hoxhaj.
I ndjeri ishte kryetar i nëndegës së LDK-së në Vlashnje.
“Lajm shumë i trishtë, ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e aktivistit, gjeodetit dhe kryetarit të Nëndegës së LDK-së në fshatin Vlashnje, Dardan Hoxhaj.
Ky lajm i kobshëm, është tepër i rëndë edhe për bashkëpuntorët e Dardanit në Degët e LDK-së në Zhur dhe Prizren.
Dardanin gjithmonë do ta kujtojmë si njeri të përkushtuar ndaj familjes, ndaj punës dhe miqve që e rrethonin.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpuntorëve.
Prehu në paqe në botën e pasosun!
I lehtë i qoftë dheu i tokës Dardane, Dardan!”, thuhet në njoftimin e LDK-së./