25-11-2024

Lajmërohet pronari i zarfit me 500 eurot e gjetura në aeroplan

Pronari i 500 eurove të humbura, të cilat i gjeti Ismet Dakaj nga Korisha, është gjetur dhe sipas njoftimit ai është nga Rogova e Hasit.

Parat ishin gjetur nga bashkatdhetari në aeroplan derisa po udhëtonte nga Zvicra për në Prishtinë dhe më pas ai njoftoi për zarfin  e gjetur.

Njoftimi i tij i plotë

“Ju njoftoj se te hollat qe i kam gjetur para dy diteve kan shkuar ne vend, personi eshte lajmruar ne numrin tim te telefonit dhe ja kam dorzuar te hollat fizikisht djalit te tij Sheh Besimit ne dore, personi ne fjale ishte nga Rugova e Hasit, emri i tij ishte Kapllan Krasniqi i moshes 74 vjeqare, me banim ne Llozan te Zvicrres. Faleminderit portaleve dhe gazetave online qe me ndihmen e juaj u arrit qe te gjendet personi te cilit i kan humbur te hollat ne aeroplan. Me respekt Ismet Tahir Dakaj, Korishe-Osingen. Ju lutem shperndani postimin qe te shohin te tjeret??” ka shkruar Ismet Dakaj qytetari mga Korisha e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.