Lajmi i fundit nga rinumrimi i votave për Nisma-n Socialdemokrate
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve, të cilat mendohet se do të përfundojnë për 7 ditë. Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se rinumërimi po bëhet jashtëligjshëm. Nisma shpreson që rinumërimi do ta çojë në Kuvend.
Hoti beson se Nisma edhe tani e ka kaluar pragun pavarësisht rezultateve e informacioneve të deritanishme.
Tutje ai tha se në Kosovë nuk duhet të ketë më proces të tillë zgjedhor, i cili në fillim u duk në rregull, por doli të jetë me deformime të votave.
“Ajo që është shqetësuese është se ky proces zgjedhor, i cili u duk se ishte gjithçka në rregull, por po shihet që ka deformim të votës në raport me subjektet politike, por edhe në raport me kandidatët brenda subjekteve politike dhe mendoj se këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit që shkohet në të njëjtën mënyrë me të njëjtat procedura dhe rregulla”, tha Hoti.