Lamtumirë Llogora! Kryeministri Rama paralajmëron tunel për të shkurtimin e distancës Vlorë-Dhërmi (Video)
Qeveria ka shpallur garën për projektin e detajuar për tunelin e Llogorasë. Ministrja Balluku tha se: Tuneli i Llogorasë, është ëndërr jo vetëm e qeverisë, por e çdo shqiptari. Do nisim një proces të një gare ndërkombëtare.
Tuneli do të jetë 6 km i gjatë. Akses i prekshëm nga të gjithë. Nga Dukati në urën e Palasës është 55 minuta, falë tunelit rruga do përshkohet për 7 minuta.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se me projektin synohet që rruga Orikum-Palasë, do të bëhet vetëm në 10 minuta, duke shkurtuar jo vetëm kohën që nevojitet për të përshkruar distancën, por edhe eliminohet vështirësia në lëvizje për shkak të gjarpërimit teksa kapërcehet mali. /TCH