Lansohet një shërbim i ri në e-Kosova, ka të bëjë me ankesat ndaj zyrtarëve policorë
Në platformën e shërbimeve e-Kosova, lansohet shërbimi që ka të bëjë me zyrtarët policorë, përkatësisht parashtrimin e ankesave ndaj tyre.
Referuar njoftimit, nga e-Kosova deklarojnë se, nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat nga zyrtarët policorë, këtë gjë mund ta raportoni në platformë.
Platforma është mundësuar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor.