23-11-2024

Lansohet projekti për një Prizren të Qëndrueshëm

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) nënshkruan sot marrëveshjen për një projekt që do të kontribuojë në uljen e cenimit nga ndryshimet klimatike në Kosovë.

Ky projekt dyvjeçar, “Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm – Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi do të ndihmojë qytetin e Prizrenit në zvogëlimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG) përmes bashkëpunimit ndërsektorial në nivel komunal.

Përmes bashkëpunimit midis industrisë, qeverisjes lokale, sektorit privat, shoqërisë civile dhe institucioneve arsimore, projekti do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të shëndetshme të jetesës urbane dhe rritje të qëndrueshme, dhe njëherësh, duke u bërë shembull si duhet ndërhyrë në qytetet tjera të Kosovës.

Ndryshe, kjo marrëveshje është në partneritet me Komunën e Prizrenit./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.