Largohen 30 ushtarë të KFOR-it nga Kosova
30 paqeruajtës nga Shqipëria i dhanë dje fund misionit të tyre në kuadër të KFOR-it.Paraprakisht, ata morën pjesë në Ceremonia e Paradës së Medaljeve dhe atë të dorëzim-pranimit të detyrës me pasardhësit në kampin Villagio Italia në afërsi të Pejës.
Koloneli i shtabit të Komandës Rajonale të KFOR-it, Ivano Marota, u shpreh i kënaqur për punën e kryer nga 30 ushtarët shqiptarë, thuhet në njoftimin e misionit të NATO-s.
Kjo ceremoni u kryesua nga komandanti i sektorit perëndimor të KFOR-it, Ivano Marotta, ndërsa trupat shqiptare udhqëhiqeshin nga kolonelja Razije Mehemti, atasheu ushtarak, kolonel Altin Kurti dhe zëvendës-komandantja Flora Dako.