Latifi: FSK do të mbajë në Rahovec ushtrimin fushor “Ujku 2019”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e ushtrimit fushor ‘Ujku 2019’ në komunën e Rahovecit.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, përmes një publikimi në “facebook” pas diskutimit me strukturat e FSK-së për mbarëvajtjen dhe organizimin e këtij ushtrimi ka njoftuar se ushtrimi mbahet në qershor.
Bashkë me publikimin e një fotoje ai ka shkruar:
“Në qershor të këtij viti, në Rahovec do të mbahet një ushtrim fushor i Ushtrisë sonë. Ushtrimi fushor ‘Ujku 2019’ do të mbahet nga FSK, në koordinim me strukturat e sigurisë së Komunës së Rahovecit. I nderuar që krah Nënkolonelit Astrit Haliti, Komandant i Batalionit të dytë dhe Majorit Ali Haxhimustafa, Zëvendës-komandantit të Batalionit të dytë njëherit edhe drejtorit të këtij ushtrimi, bashkë me udhëheqësit e strukturave të sigurisë së Komunës, në një konferencë diskutuam për mbarëvajtjen dhe organizimin e këtij ushtrimi”, ka ai./GazetaePrizrenit.net