LDK e shkarkoi Vjosa Osmanin
Është deputeti dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Haxhi Avdyli që e ka konfirmuar këtë vendim.
Ai e ka quajtur skandaloz një vendim të tillë.
Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.
E postin e nënkryetarit të LDK’së, pas shkarkimit të Osmanit është propozuar që ta zë Hoti.Kujtojmë se edhe më parë Osmani kishte dalë kundër qëndrimeve të LDK’së.
Osmani për një kohë kishte prishur raportet me Isa Mustafën kur nuk e kishte votuar për Kryeministër në dhjetor të vitit 2014.
Mirëpo, Osmani ishte pajtuar me Mustafën dhe kishte përkrahur Avdullah Hotin për Kryeministër në zgjedhjet e 2017’ës, kur LDK dështoi, po ashtu, të dalë e para.
Osmani përfundimisht ishte pajtuar me Kryetarin e LDK’së në zgjedhjet e fundit partiake kur Mustafa e pranoi për Nënkryetare dhe kërkoi votat e partisë për ta bërë edhe Shefe të Qeverisë.