LDK ia bën kuorumin Osmanit — Veliu del i pari nga mbledhja, pastaj Hoti e Selmanaj
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të marrë pjesë në seancën për votimin e presidentit të vendit
Në selinë qendrore të LDK-së, tash e sa ditë pati takime.
E një mjaft i rëndësishëm u zhvillua edhe paraditen e së martës.
Grupi Parlamentar i LDK-së shkoi në selinë e partisë ku përfundimisht do vendosej nëse do i bëhet kuorumi Vjosa Osmanit apo jo.
Aty morën pjesë të gjithë deputetët e kësaj partie, përfshirë edhe ish-bashkapartiakët e Osmanit, me të cilët raportet e tyre, kohët e fundit ishin ftohur shumë.
Mbledhja zgjati rreth dy orë e gjysmë.
E pas përfundimit të saj, i pari që doli ishte deputeti Agim Veliu.
I pyetur se cili është qëndrimi i tij rreth votimit apo jo të Vjosa Osmanit për presidente, Veliu ka thënë se këtë do e bëjë të ditur shpejt.
Pas Veliut, nga selia të heshtur u larguan edhe Hoti e Selmanaj.
Më pas në një konferencë për media, kreu i partisë do kumtonte vendimin që ka marrë kryesia një ditë më parë, e të cilin vet ai ua përcolli deputetëve.
E këtë vendim, kryetari Lumir Abdixhiku pret që ta respektojnë 14 deputetët e partisë së tij.
I pari i LDK-së, u pyet edhe nëse emrat si Veliu, Selmanaj e Hoti apo edhe të tjerë janë kundër vendimit të kryesisë.
E gazetarët e pyetën Abdixhikun për shprehjen e famshme se Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së.
Por, Abdixhiku nuk konfirmoi të njejtën vetëm tha se LDK vendos në interes të vendit.Ndërkohë, dita e premte pritet të jetë seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, an ipse ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë. /GazetaExpress