LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Arbërie Nagavcit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për shtyp.
“Qeveria ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të komunës së Kamenicës për ofrimin e arsimit publik. Ky vendim përveç që ështës jokushtetues, tregon se si qeveria e ka përdorurur arsimin për përfitime elektoriale. Ju kujtojmë se ky vendim ishte marrë pikërisht në kohë fushate të zgjedhjeve të kaluara lokale. Shqetësuese është se si kjo qeveri nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuëse”, tha Lushaku.
Lushaku ka dhënë dy arsyet pse ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci duhet të mos e drejtojë më arsimin në Kosovë.
“LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Nagavcit, e para për të ndaluar mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuse dhe e dyta për të ndaluar ndërhyrjen e pushtetit qëndror në qeverisjen lokale”, përfundoi ajo.