25-11-2024

LDK: Korniza buxhetore e miratuar sot me vota të kontrabanduara në Kuvendin Komunal- diskriminues

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot e vazhdoi seancën e ndërprerë të enjten, përkunder munguan kuvendarët e opozitës, duke miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024- 2026, për të cilen pati kritika opozita.

Pas kësaj Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren doli me komunikatën e mëposhtme:

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren refuzoj të bëhet pjesë e diskriminimit, që pushteti i PDK-së, po u bënë qytetarëve të Prizrenit.

Korniza afatmesme buxhetore që me vota të kontrabanduara u miratua sot në Kuvendin Komunal, është diskriminues, jo zhvillimor dhe në funksion të interesave klanore e partiake.

Kryetari Totaj dhe rrethi i tij, duhet të jenë të vetëdijshëm që Prizreni është një dhe si i tillë duhet të qeveriset, në çdo fshat në çdo lagje, dhe pa asnjë dallim e diskriminim. Taksat dhe paratë e qytetarëve kanë vetëm një pronar dhe ata janë vetë qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Orientimi i investimeve atje ku pushteti ka interes të votave dhe interesave tjera është i papranueshëm, i dëmshëm dhe diskriminues. Prandaj, anëtarët e Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së nuk u bënë pjesë e këtij skenari të dëmshëm për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Gjithashtu, LDK – Dega në Prizren e dënon arrogancën e kryetarit të PDK-së Shaqir Totaj të përdorur ndaj kuvendarëve. Të gjithë duhet ta kuptojnë qartë, se kuvendarët janë përfaqësues të qytetarëve dhe nuk bien pre e asnjë shantazhi apo forma tjera të linqimeve. Kuvendarët janë zëri i qytetarëve me qëllim të adresimit të kërkesave dhe brengave të tyre.

LDK në Prizren, i garanton qytetarët se do të jemi zë i fuqishëm dhe do jemi gardian i mbrojtjes së interesave të tyre dhe qytetit tonë.
Prizreni meriton ZHVILLIM DHE DINJITET!

Asnjë koment

Comments are closed.