LDK në Prizren: “Parku i Biznesit” i kthyer në deponi mbeturinash
LDK në Prizren ka hedhur kritika ndaj pushtetit lokal, rreth gjendjes së “Parkut të Biznesit”. P ostimin e bërë përmes faqes së “facebook” , ky subjekt e ka shoqëruar me një video:
Komunikata:
Këto janë pamjet e Parkut të Biznesit, i premtuar nga Shaqir Totaj, se do të funksionalizohet qysh në muajt e parë të qeverisjes së tij.
Por mjafton ta vizitoni dhe do të shihni nga afër se kjo pjesë e dedikuar për biznese është kthyer në deponi mbeturinash dhe gjendja e saj është tmerruese. Hapsirat për biznese janë kthyer në djerrina dhe depo mbeturinash!
Kjo tregon qasjen e papëgjegjshme dhe injoruese të kësaj qeverie dhe qeverisje ndaj bizneseve të Prizrenit, dhe mungesën e ideve për të krijuar kushte më të mira për ta.
Bizneset në Prizren, kanë nevojë për më shumë hapsira, për më shumë përkrahje dhe mbështetje dhe jo premtime boshe.
Pa biznese, Prizreni nuk do të kishte turizëm, punësime, zhvillim dhe prodhime që na bëjnë të ndihemi krenar.