LDK në Prizren: S’ ka qeverisje pa shumicë në Asamble! Nuk bëhemi pjesë e agjendave të pushtetit aktual
LDK-ja në Prizren, sot e ka braktisur mbledhjen e organit më të lartë komunal, komitetit për politikë dhe financa, që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal, raporton Gazeta e Prizrenit.
LDK ka vlerësuar se pushteti lokal e ka humbur shumicën në Kuvend, andaj edhe refuzojnë të bëhen pjesë e agjendave të këtij pushteti.
Komunikata:
“Pas dështimit të seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit javën e kaluar, Lidhja Demokratike, dega në Prizren sot ka sabotuar mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
LDK, vlerëson se pushteti aktual, nuk e ka shumicën në Asamblenë Komunale që do garantonte funksionimin normal të punës së Asamblesë dhe rrjedhimisht refuzon të bëhet pjesë e agjendave të pushtetit aktual.
LDK, zotohet se do jetë konstruktive dhe do ushtroj funksionin e saj përfaqësues, vetëm për çështjet e interesit publik që prekin interesin dhe jetën e qytetarëve të Prizrenit.
Mirëqeverisja dhe shërbimi për qytetarët duhet të jetë udhërrëfyesi i vetëm i angazhimit dhe veprimit politik, për secilin subjekt politikë. /Gazeta e Prizrenit