26-11-2024

LDK nesër e zgjedh kandidatin për Kryeministër, Mustafa thotë se nuk ia lë pozitën VV’së

Kreu i LDK’së, pas formimit të kryesisë së re ka folur për kandidatin për kryeministër, që kjo parti pritet ta zgjedhë. Mustafa thotë se kanë katër-pesë emra dhe nesër do të vendosin cili do të jetë i nominuari i tyre.

“Mund të them se i kemi katër ose pesë që mund të jenë kandidat për kryeministër”, ka thënë kreu i LDK’së, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se nga precedentët do të dëgjojnë se cilat janë planet e tyre, dhe më i miri do të zgjedhet si mandatar.

“Nesër do të ulemi të disktuojmë, që të na bindin se mund t’i fitojnë zgjedhjet. Asnjë konflikt të brendshëm nuk e kemi për atë, dhe s’do ta kemi”, është shprehur ai.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në emisionin DPT te Fidani ka thënë se VV nuk do t’ia lë LDK’së pozitën e kryeministrit, nëse ato bëjnë koalicion parazgjedhor. Sipas Konjufcës, Albin Kurti duhet të jetë kandidati i një koalicioni të mundshëm.

Mustafa thotë se këto cështje nuk janë diskutuar akoma mes VV’së dhe LDK’së dhe thotë se nuik  e di se nga është bazuar Konjufca kur është deklaruar rreth ndarjes së pozitaeve.

“Ato gjëra nuk i kemi diskutu për ndarje të pozitave. Për kryeministër merren dy liderët e partive, por si dolën për të dhënë deklarata, është punë e tyre”, ka shtur kreu i LDK’së.

Mustafa ka bërë të ditur se për LDK’në është tejet e rëndësishme që ta marrë kryeministrin sepse, sic thotë ai ‘bëhet fjalë për liderin që do të implemetojë të gjithë programin për qeverisje. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.