14-11-2024

LDK përgatitet për tubimin e 18 nëntorit në Prizren

Dega e LDK-së në Prizren njoftoi se po përgatitet për tubimin që do të mbahet më 18 nëntor në Prizrenit.

Kryetari i saj ne Prizren, Driton Selmanaj, njoftoi se mobilizimi i madh i LDK-së në Prizren, tregon qartë për punën e përditshme në teren me qytetarët e Prizrenit në secilën lagje dhe secilin fshat, percjell Gazeta e Prizrenit.

“Sot u mblodhëm për të njëjtën arsye, që të angazhohemi të gjithë bashkë për tubimin e madh të 18 nëntorit që do të mbahet në qytetin tonë duke e mirëpritur kryetarin Dr.Lumir Abdixhiku.
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ndriçimi
Ky takim me plot entuziazëm tregon që jemi në rrugë të mbarë, që në zgjedhjet e 9 shkurtit të dalim sa më të fuqishëm. Faleminderit secilit veç e veç për gadishmërinë dhe punën që po e bëni në teren për ta bërë ndryshimin me 9 shkurt. Lidhja Demokratike është dhe do të mbetet alternativa e vetme qeverisëse në Kosovë me një program zhvillimor që prek secilin qytetar”, shkroi ai. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.