LDK propozoi rezolutë kundër tatimit në pronë, pushteti nuk e voton
Këtë të enjte Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar propozim-rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë.
E njëjta nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme. Kundër saj votë kanë pasur deputetët e shumicës parlamentare.
Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për shtrenjtimin e faturave të tatimit në pronë, i cili është kundërshtuar nga partitë opozitare dhe qytetarët.