LDK-së në Prizren i bashkohet juristja Albana Kastrati-Burri
Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren i është bashkuar edhe një anëtare. Ajo është Juristja Albana Kastrati-Burri, që referuar njoftimit, sapo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në drejtësi në Kolegjin UBT.
“Si një juriste dhe intelektuale e përkushtuar, Albana pritet të japë kontribut të rëndësishëm në LDK, duke u angazhuar për një qeverisje më të mirë dhe në shërbim të qytetarëve të Prizrenit”, shkroi kryetari i degës së LDK-së, njëherësh deputet, Driton Selmani.
“LDK vazhdon të mbetet e hapur për profesionistët dhe individët me ide për zhvillimin e vendit, duke u pozicionuar si një alternativë serioze për qeverisjen e Prizrenit dhe Kosovës”.