LDK sot është mbledhur për të diskutuar për Vjosa Osmanin – është kërkuar largimi i saj nga partia
Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka mbledhur gjatë ditës së sotme kryetarët e degëve të partisë për të diskutuar për nënkryetaren e partisë, njëherit kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Kjo e fundit ishte kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti dhe nuk e votoi qeverinë që po drejtohet nga Avdullah Hoti i LDK’së.
Ndërkohë, u tha se Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit ‘ishte më i moderuar në këtë çështje’.
Për të vendosur për këtë çështje pritet që shpejt të thirret Këshilli i Përgjithshëm.
Nënkryetari i partisë Haki Rugova, pa dhënë shumë detaje, sot nuk e pohoi as mohoi takimin me kryetarët e degëve.
Por sipas tij, për përjashtimin e këtyre zyrtarëve të partisë nuk është diskutuar ende.
Ndërkohë Driton Selmanaj tha se nuk ka njohuri për një takim të tillë.
“Unë nuk i kam këto informata. Është krejtësisht çështje partiake. Njerëzit në LDK ia përcaktojnë fatin vetës, nuk ua përcakton udhëheqësja’, tha Selmanaj në emisionin Pressing.
“Janë strukturat e brendshme ato që vendosin”, tha ai.
Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli ishin kundër Qeverisë Hoti, ndërsa Fatmir Rexhepi ka abstenuar.