22-11-2024

Lehtësohen masat, ja kur nis ora policore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësim të masave anti-COVID.

Sipas kreut të ekzekutivit, për 31 përqind është më i ulët piku i shpërndarjes së variantit Omicron. Po ashtu, ai shtoi se masat e vendosura dy javë më parë, kanë treguar sukses.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se kanë vendosur disa lehtësime, pa harruar ruajtjen e shëndetit.

Lexo edhe:

Shkollat e Prizrenit në pritje të drejtuesve të rinj

“Do ta monitorojmë, do të takohemi për çdo javë. Të marrim veprimet duke reaguar me kohë. Zbatimi i masave dhe vaksinimi mbesin edhe më tej arma kundër pandemisë. Hyrja në Kosovë lejohet me certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen, që nuk ka kalur më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit. Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë”, tha ai.

Ai ka njoftuar se maska është e obliguar ne ambientet e mbyllura.

Masat e reja anti-COVID që ka miratuar Qeveria e Kosovës janë si në vijim: Orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 24:00, maskat janë obligative vetëm në ambientet e mbyllura, hyrja në Kosovë do të lejohet me dy vaksina, orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00 si dhe do të lejohet hapja e fitneseve.

Asnjë koment

Comments are closed.