Lejohet votimi me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që më 27 dhjetor 2025, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës të lejohet votimi edhe me dokumente të skaduara të Republikës së Kosovës.
“Votuesit e regjistruar paraprakisht mund të identifikohen me letërnjoftim, pasaportë apo lejen e vozitjes”, njofton KQZ.

Ky vendim vjen pas evidentimit të disa rasteve në votimin e kaluar për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 8 shkurt 2025, ku votuesit e regjistruar janë paraqitur për votim me dokumente identifikimi të skaduara.

Gjithashtu, KQZ miratoi vendime për qendrat e votimit, transportin e materialeve dhe autorizimin e stafit rezervë për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit.

