23-11-2024

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndihen në disa qytete 

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë rreth orës 00:17 pas mesnate .

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 km nga qyteti i Lushnjës dhe me një thellësi fokale prej 10 km.

Ndërkohë që bëhet me dije se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, përfshirë Tiranën, Elbasanin, Beratin dhe Vlorën.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëmtime të shkaktuara si pasojë e lëkundjeve sizmike.

Në faqen zyrtare europiane të raportimit të tërmeteve, EMSC, të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë raportuar lëkundjet e forta që janë ndjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.