24-11-2024

Lëmoshkërkuesit tek xhamitë, ankohet kryeimami i Prizrenit

Pos qendrës së Prizrenit, lëmoshkërkuesit, numri i të cilëve sa vjen e rritet, shpesh shihen edhe tek xhamitë,  gjatë kohës së faljes së besimtarëve, sidomos të xhumasë.

Për këtë autoritet më të larta të Bashkësisë Islame (BI) të Prizrenit kanë shprehur shqetësim tek autoritetet më të larta të organeve të rendit, përfshirë edhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa si dhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën.

Kryetari i Këshillit të BI të Prizrenit, Besim Berisha, ka shprehur shqetësimin e prania e lëmoshëkërkuesve nëpër shkallët apo dyert e xhamive po pengon besimtarët, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Rezultate imazhesh për Besim Berisha

Në mbledhjen e Komitetit Komuna për Siguri në Bashkësi, pjesë e të cilit janë akterët më të rëndësishëm lokal, Berisha ka pyetur autoritetet policore nëse ka ndonjë plan për largimin e tyre.

Sipas ministri Mustafa lypsarët janë problem i të gjitha komunave dhe se ta të shumtën nuk janë nga Kosova, ndërsa policia shpesh i ka larguar, por që janë rikthyer.

Sa i përket këtij problemi, Haskuka ka thënë se për lypsarët janë ndërmarrë aksione, është bërë vendi për t’i ushqye e mjekuar. “Shumica janë fëmijë, të shfrytëzuar dhe keqtrajtuar dhe se ata kriminalizohen”, ka thënë ai duke kujtuar se në këtë rast duhet ligjit sikur në vendet perëndimore, për të vepruar, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Referuar shifrave të policisë rajonale në Prizren, dyshohet se janë rreth 50 lypsarë, pjesa më e madhe nga Shqipëria, që operojnë kryesisht në qendër, duke krijuar një imazh tepër të keq për qytetin, aq më tepër tek të huajt që nuk janë të rrallë në këtë qytet.

Shumica e lypsarëve nuk janë tregues i solidaritetit shqiptar,  por tregues i fuqisë së tutorëve, që detyrojnë këtë kategori të lyp. Këtu shfrytëzohet edhe indiferenca e shtetit ndaj këtij fenomeni, shfrytëzimit të qenieve njerëzore, etj.

Edhe policia dyshon se dikush qëndron prapa kësaj dukurie, duke sjellë lypsarët në grup në Prizren.

Reagimet e deritashme të policisë, për largimin e tyre nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ato ta japin idenë se bëhen sa “për sy e faqe”, kur dihet se pas dy-tri dite rikthehet e njëjta gjendje, ndërsa policia nuk ka reagim të sërishëm./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.